8 maj – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe kremtohet në mbarë botën.
Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, pjesë e së cilës janë 190 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milion vullnetarë.
Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë, këtë ditë e shënoi në qendër të qytetit ku vullnetarët e organizatës në mënyrë simbolike lëshuan tullumnbace me ngjyra që simbolizojnë këtë organizatë.