#sëbashku mundemi më shumë
Blogu i Kryqit të Kuq Tetovë
Më të rejat
-
Simulim praktik i ofrimit të ndihmës së parë
Në qendër të qytetit u mbajt simulim praktik i ofrimit të ndihmës së parë nga ana e ekipit të Kryqit të Kuq Tetovë, Trajtim i personit me djegie […]
-
8 Maji – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe
8 maj – Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe kremtohet në mbarë botën. Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, […]
-
Apel për ndihmë
Të nderuar, Tërmeti i fuqishëm katastrofik prej 7.8 shkallësh sipas shkallës Rihter i cili më 6 shkurt 2023 goditi Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, […]
PARIMET
Humaniteti
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u krijua si rezultat i dëshirës që t’iu ndihmohet të plagosurve në fushëbetejë dhe atë pa kurrfarë anësimi si dhe të pengojë dhe lehtësojë vuajtjet e njerëzve gjithmonë kur kjo është e mundur. Qëllimi i Lëvizjes është të mbrojë jetën dhe shëndetin si dhe të respektojë njeriun. Lëvizja jonë promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme mes të gjithë njerëzve.
Paanësia
Lëvizja nuk diskriminon në bazë të përkatësisë kombëtare, racore, fetare dhe klasore ose në bazë të bindjeve politike. Lëvizja angazhohet të lehtësojë vuajtjet e individëve duke u udhëhequr ekskluzivisht prej nevojave të tyre por duke iu dhënë përparësi rasteve më urgjente.
Neutraliteti
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u krijua si rezultat i dëshirës për t’iu ndihmuar të plagosurve në fushëbetejë dhe këtë pa kurrfarë animi si dhe të pengojë dhe lehtësojë vuajtjet njerëzore gjithmonë kur kjo është e mundshme. Qëllimi i Lëvizjes është të mbrojë jetën dhe shëndetin dhe të respektojë njeriun. Lëvizja promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme mes të gjithë njerëzve.
Pavarësia
Lëvizja është e pavarur. Shoqatat kombëtare, edhe pse veprojnë si plotësim i shërbimeve humanitare të qeverive dhe janë objekt i rregullimit të legjislaturës kombëtare, duhet të ruajnë autonominë që të mund të veprojnë në çdo kohë, në pajtim me parimet e Lëvizjes.
Shërbimi vullnetar
Kjo është një lëvizje për dhënien e ndihmës vullnetare e cila nuk është e inspiruar prej motiveve materiale.
Uniteti
Në një shtet mund të ketë vetëm një shoqatë kombëtare të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo duhet të jetë e hapur ndaj të gjithëve dhe të kryejë punën e vet humanitare në të gjithë territorin e vendit.
Universaliteti
Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjkysmëhënës së Kuqe, në të cilën të gjitha shoqatat që e përbëjnë kanë status, përgjegjësi dhe obligime të njëjta për ndihmë të ndërsjellë, vepron në tërë boten.
Misioni
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizatë humanitare që punon në parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, e sidomos në rast të fatkeqësive dhe katastrofave, promovon të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e përhershme për të dhënë ndihmë, si dhe ndjenjën universale për solidaritet dhe humanizëm.

Vizioni
Veprojmë, inkurajojmë dhe promovojmë vlera humane për të reaguar në kohë ndaj sfidave bashkëkohore humanitare, njëkohësisht jemi të vendosur për të bërë më shumë, për të bërë atë sa më mirë dhe për të arritur sa më larg.

Puna jonë

Dhurimi i gjakut

Trajnim për ndihmën e parë

Veprimtaria shëndetsore parandaluese

Veprimtaria sociale humanitare

Diseminimi

Shërbimi për kërkim

Promovimi i vlerave humane
